INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja e vëllezërve Bilali, të rinjtë e dyshuar si autorë mohojnë akuzat

Vrasja e vëllezërve Bilali, të rinjtë e dyshuar si autorë mohojnë akuzat

Publikuar më: 11:00 29-04-2019

Dy të rinjtë e arrestuar për vrasjen e vëllezërve Bilali do të marrin sot masën e sigurisë. Arsen Stojku dhe Mislim Rama, janë të dyshuar si bashkëpunëtorë të vrasjes së vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali.

Në seancën më vlerësimin e masës së sigurisë, mësohet se të arrestuarit kanë mohuar akuzat e ngritura ndaj tyre. Avokatët mbrojtës kanë kërkuar masa lehtësuese për dy të arrestuarit, ndërsa gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka dhënë masën arrest me burg për ta.

Mbërritja dhe largimi i tyre nga ambientet e gjykatës u shoqërua me masa të rrepta policie.
Të rinjtë u arrestuan tre ditë më parë, ndërkohë në kërkim janë dhe dy persona të tjerë.

Krimi që tronditi mbarë kryeqendrën e Veriut ndodhi më 30 mars 2019 në oborrin e banesës së dy vëllezërve teksa këta të fundit po rregullonin portën e jashtme të oborrit.

Article Logic
Execution time: 0.0036251544952393