INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja e vëllezërve/ Lleshaj-Veliu zbarkojnë në Shkodër, RENEA kontrolle në banesa

Vrasja e vëllezërve/ Lleshaj-Veliu zbarkojnë në Shkodër, RENEA kontrolle në banesa

Publikuar më: 16:54 30-03-2019

Krimi goditi sërish sot në Shkodër, pasi dy vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilali u ekzekutuan me armë në prag të banesës së tyre.

Pas një seri vrasjesh në qytetin verior, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu kanë zbarkuar me urgjencë në Shkodër për të kërkuar llogari nga drejtuesit lokalë.

Ata shoqërohen edhe nga drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj.

Mësohet se ata zhvilluan një takim kokë më kokë me drejtorin e policisë së qarkut të Shkodrës, Vehbi Bushati, ndërsa me vete duket se kanë marrë edhe forcat “RENEA”, të cilat kanë vendosur në “shtetrrethim” qytetin.

Efektikvët Shqiponja dhe RENEA kanë kryer kontrolle blic në banesat e familjes Liçi, familje e njohur tashmë në Shkodër, ndërsa ende nuk raportohet nëse ka të shoqëruar mes tyre. Familja Liçi prej kohësh është një një konflikt me familjet Bajri dhe Bilali.

Article Logic
Execution time: 0.0035820007324219