INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja horror e çiftit shqiptar në Athinë, publikohen pamjet e rënda brenda banesës [FOTOVIDEO]

Vrasja horror e çiftit shqiptar në Athinë, publikohen pamjet e rënda brenda banesës [FOTOVIDEO]

Publikuar më: 19:58 28-03-2017

Gazeta greke “Protothema” i është rikthyer ngjarje së ndodhur më 2 shkurt të këtij viti ku çifti shqiptar u vra në lagjen “Peristeri” të Athinës,

Gazeta ka publikuar foto ekskluzive të çiftit si dhe foto pak pas krimit të rëndë, autorët e të cilës nuk janë zbuluar ende. Çifti u qëllua me nga një plumb në kokë në dhomën e tyre të gjumit, djali i tyre u plagos lehtë, ndërsa vajza nuk pati dëmtime.

Megjithëse çështja nuk është sqaruar ende, ndërsa policia nuk është në gjendje t’i përgjigjet pyetjeve kyçe rreth vrasjes çnjerëzore.

Fotografitë brenda banesës të siguruara nga “Protohema”, dëshmojnë makthin që kanë përjetuar viktimat atë natë. Autorët hynë në banesë dhe qëllua për vdekje dy bashkëshortët në dhomën e gjumit.

Një afërm i ngushtë i viktimave, thotë për gazetës se ngjarja është bërë patjetër nga dikush që i ka njohur në mënyrë të tërthortë ose direkt familjen.

“Është indicet shumë i çuditshëm. Ata erdhën dhe u zhdukën shumë shpejt, brenda 10 minutash. Si ata hynë në shtëpi? Si e dinin dhomën e gjumit? Të jetë rastësi nuk e mendoj”, thotë ai, duke shtuar se autorët nuk kanë grabitur gjë brenda banesës.

Gazeta shkruan se familja shqiptare ishte e qetë dhe e klasës punëtore. Djali i tyre ka pësuar goditje të rëndë psikologjike dhe është shtruar në spital, ndërsa vajza e re ka lënë shkollën dhe jetën në Greqi, duke u larguar përgjithmonë në Gjermani.

Çifti thuhet se janë martuar në vitin 1988, ndërsa të afërm thonë se ata nuk kishin probleme. 

“Natyrisht si për të gjithë në Greqi, për shkak të krizës puna ra. Jeta e tyre ndryshoi pasi fëmija kishte lindur me probleme shëndetësore. Helena ishte me të dhe për këtë arsye kishte lënë punën. Thanasi ishte një punëtor. Nuk ishte aq i pasur as në Greqi dhe as në Shqipëri”, thotë ai për gazetën.

Çifti i pafat ka shkuar në Greqi në vitin 1995. Çifti qëndroi për disa vite në  Peloponez, Mani dhe më pas u vendosën në disa zona të Athinës dhe në fund në zonën Peristeri, ku edhe ndodhi vrasja brutale

foto-2-1.jpg

foto-3-1.jpg

foto-8.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0018157958984375