INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja makabre në Fier/ Vëllai i viktimës zbulon detajin tronditës për vrasësin: U fut në Facebook-un e Kreshnikut dhe më tha...

Vrasja makabre në Fier/ Vëllai i viktimës zbulon detajin tronditës për vrasësin: U fut në Facebook-un e Kreshnikut dhe më tha...

Publikuar më: 12:03 06-04-2018

36 vjeçari Kreshnik Beqiraj u vra në mënyra makabre nga shoku i tij i dhomës. Ky i fundit me gjakftohtësi pasi e qëlloi me çekiç në kokë, e gjymtoi duke e hedhur më pas trupin në kanal.

Vëllai i tij së fundmi ka bërë rrëfimin prekës ku ka treguar edhe më shumë elementë nga ngjarja.

Ndër të tjera ai zbuloi edhe detajin tronditës duke thënë se vrasësi i vëllait, për të mos rënë në sy, i kthente përgjigje në Facebook-un e Kreshnikut duke e ditur se Kreshniku kishte vdekur.

Deklarata e vëllait të Kreshnik Beqirajt:

Ai që po më mban në këmbë është inati. Grupi hetimor që mua më pranoi, mblodha gjithë provat i dorëzova dhe reaguan direkt. Dua drejtësi, të hapë sytë grupi hetimor, se i dyti është i nderuar. Pse nuk lëvizi, pse prishën provat.

Unë jam lajmëruar në Gjermani me anë të telefonit nga daja ime, se Kreshniku nuk është paraqitur në punë prej tre ditësh. Kishte lidhje të mira me kolegët. Aty u preka se vëllai ka ik për punë ku ai ishte shumë mirë aty ku ishte. Kështu na tha Albert Zekaj.

Fliste me motrën për shumë kohë, bënte edhe rolin sikur ishte vëllai që im ai që fliste me motrën. Por çdo njeri ka theks dhe e kuptova nga mënyra se si shkruante. Ai ishte nga veriu. Ato i nxora në një letër A4. I kërkova të thoshte një batutë dhe aty e kuptova se nuk ishte vëllai. Kur erdha në Shqipëri i shkruajta të takohemi dhe nuk më ktheu përgjigje.

I shkruajta nga Facebook i vëllait dhe ai e dinte që nuk ishte vëllai im. Përgjigja që më ktheu ishte “Ku je o Nikola. Nuk e di nëse ke dijeni çfarë ka ndodhur. Kontakto me familjen ose me kë të dush. Shpresoj të jesh mirë”.

Article Logic
Execution time: 0.0034329891204834