INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja me thikë për një karikues, 22-vjeçari djali i sportistit të njohur

Vrasja me thikë për një karikues, 22-vjeçari djali i sportistit të njohur

Publikuar më: 17:07 01-08-2017

Një ditë më parë 22-vjeçari Marv Mihali u qëllua me thikë për vdekje për një karikues celulari. Ngjarja e rëndë ka tronditur kryeqytetin. Mihali ishte djali i vetëm i atletit të njohur shqiptar, Pavllo Mihali, i cili prej vitit 1983 mban rekordin në kërcimin me shkop (5.21 metra). Ai humbi jetën për shkak të një sherri banal, mesnatën e kaluar. Fillimisht ai u konfliktua me 19-vjeçarin Dejvi Bitraj dhe më pas u qëllua me thikë nga kushëriri i tij Eugen Bitraj. Mihali dhe 19-vjeçari janë zënë dhe kanë përdorur fjalë fyese e sharje ndaj njëri-tjetrit, ndërsa më pas ka ndërhyrë djali i xhaxhait të Dejvit, 24-vjeçari Bitraj. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23:30 mbrëmjen e kaluar, ndërsa policia arrestoi pak orë më vonë edhe autorin e dyshuar dhe 3 bashkëpunëtorët e tij. Katër të rinjtë Eugen Bitraj, 24 vjeç; Dejvi Bitraj,19 vjeç; Kridens Alla,19 vjeç dhe Marsel Alla, 23 vjeç do të qëndrojnë në qeli deri në qartësimin e rrethanave dhe rolit të tyre në krim.

Article Logic
Execution time: 0.003695011138916