INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja në Ballsh, reagon vëllai i viktimës: Dua kujdestarinë e fëmijëve, Gazment Musta nuk mund të...

Vrasja në Ballsh, reagon vëllai i viktimës: Dua kujdestarinë e fëmijëve, Gazment Musta nuk mund të...

Publikuar më: 13:48 18-01-2019

Pak ditë pas vrasjes së dyfishtë që ndodhi në Ballsh, ku burri vrau me thikë gruan dhe kunatën e tij, vëllai i dy viktimave ka depozituar një kërkesë në gjykatë ku kërkon kujdestarinë e fëmijëve të motrës së tij. Krimi makabër ndodhi më 2 janar, ndërsa viktima ngelën Gentiana dhe Merisa Caushaj.

Këta të fundit aktualisht ndodhen në fshatin SOS, pasi u dërguan aty për një trajtim më të specializuar për shkak të traumës kur panë se si babai i tyre i vrau nënën para syve dhe tezën.

Vëllai i viktimave është shprehur se Gazment Musta (vrasësi) nuk mund të ushtrojë kujdestarinë e dy fëmijëve.
“Gazmend Musta nuk mund të ushtrojë kujdestarinë e dy fëmijë. Ata tani ndodhen në fshatin SOS”, tha daja i dy fëmijëve.

Article Logic
Execution time: 0.0034480094909668