INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja në Belgjikë, Mark Frroku mbrohet nga prifti

Vrasja në Belgjikë, Mark Frroku mbrohet nga prifti

Publikuar më: 17:22 18-10-2016

Një rast i rrallë në drejtësinë shqiptare është shënuar ditën e sotme, ku në procesin gjyqësor ndaj ish-deputetit Mark Frroku, ka dëshmuar një prift. Dom Gjovalin Suka, ish-administrator i Famullisë Shën Stjefni në Shkodër, i thirrur si dëshmitar nga Prokuroria, pohoi se Mark Frroku dhe familjarët e tij kishin bërë betimin tek Kapela e Varrezave të Majit se nuk kishin dorë në vrasjen e Aleksandër Kurtit.

Sipas priftit katolik, 'betimi' në të tilla raste bëhet për të shuar konfliktet mes familjeve dhe se një njeri që bën “be”-në, sipas Kanunit është i pastër për atë që akuzohet.

Këtë fakt e ka pretenduar më herët edhe i pandehuri Frroku dhe në seancën e së martës e përforcoi edhe Dom Gjovalin Suka i thirrur nga Prokuroria.

Article Logic
Execution time: 0.0039010047912598