INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
VRASJA NË BLLOK/ Bashkëshorti i Suada Sherifit u përplas me partnerin e Elvana Gjatës 30 minuta para...

VRASJA NË BLLOK/ Bashkëshorti i Suada Sherifit u përplas me partnerin e Elvana Gjatës 30 minuta para...

Publikuar më: 13:19 28-11-2018

Hetimet për ngjarjen e 4 tetorit në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë Fabjan Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato, ditën e sotme morën një tjetër drejtim.

Kamerat e sigurisë në zonën e Bllokut, të regjistruara në datën 4 kanë identifikuar se rreth 30 minuta para se të ndodhte përplasja me armë, biznesmeni Eldi Dizdari, ishte konfliktuar para lokalit ku ndodhi dhe vrasja me biznesmenin Ervin Mata dhe komandon Mevjol Bilo, raporton Vizion Plus.

Dizdari është shpallur në kërkim policor për të dëshmuar nëse ka dijeni për rrethanat e ngjarjes. Dyshimet se janë se Dizdari është strumbullari fillestar i konfliktit.

Nga informacionet e ardhura në Prokurori nga shërbimet partnere kane lindur dyshime se Dizdari dhe Mata janë konfliktuar për çështjen e një borxhi financiar. Referuar burimeve te prokurorisë mosmarrëveshjet që ata kanë pasur më herët lidheshin me një sasi kokaine.

Ndërkohë, nga këqyrja e kamerave të sigurisë ka rezultuar se Dizdari nuk ka hyrë brenda në lokal, por është larguar prej andej me automjetin e tij.

Prokuroria ka dyshime se për shuarjen e këtij konflikti do të ndërhynte Ervis Martinaj, i cili është thirrur për të shkuar në lokalin e Redi Popeskut, nga Ervin Mata.

Për këtë ngjarje vijojnë të jenë në kërkim bashkëjetuesi i këngëtares Elvana Gjata, Ervin Mata, si dhe komando Mervjol Billo. Ky i fundit është edhe personi që qëlloi me armë.

Ndërkohë që në arrest me burg pa afat është Ervis Martinaj. Nga kontrolli që iu bë telefonit të tij rezultoi se pronari i pikave të basteve i kishte kërkuar mikut të tij të afrohej me armë pranë lokalit. Për Martinajn ka nisur edhe një hetim për pastrim parash si dhe organizimin e lotarive të palejuara.

eldi_dizdasri.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036420822143555