INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
VRASJA NË BLLOK/ Çfarë iu gjet Ervis Martinajt në telefon që Prokuroria kërkoi BURG...

VRASJA NË BLLOK/ Çfarë iu gjet Ervis Martinajt në telefon që Prokuroria kërkoi BURG...

Publikuar më: 11:43 10-11-2018

Pas publikimit të videos se vrasjes në bllok , në një kohë kur gjyqtari i Tiranës Artan Gjermeni ka caktuar datën 4 dhjetor 2018, si afatin e fundit që Ervis Martinaj, duhet të qëndrojë në qelitë e paraburgimit 302, prokuroria e Tiranës nuk është dorëzuar, por ka nxituar të apelojë urgjent vendimin, duke kërkuar masën e “arrestit në burg” për Martinaj, , me argumentin se kanë gjetur prova të mjaftueshme në celularin e Ervis Martinit.

Celulari iPhone X i Ervis Martinit u gjet i mbyllur me password, por u zhbllokua në kohë rekord nga ekspertët izraelit me kërkesë të Prokurorisë. Hetuesit zbuluan se ai aparat telefoni nëpërmjet aplikacionit ''Telegram'' është dërguar një mesazh për të thirrur disa persona ''që të vinin menjeherë në lokalin e Redi Pupeskut të armatosur''.

Pikërisht ky element është vënë në dyshim nga gjyqtari Artan Gjermeni, i cili pretendon që prokuroria në fakt ka paraqitur si celularin e Ervis Martinaj një tjetër aparat celulari, që ka Imei një numër që perfundon me ''580''.
Për këtë prokurorët sqarojnë se: “Argumenti i dhënë nga gjykata për numrin IMEI me tre numrat e fundit 580 është tërësisht i pabazuar dhe krijon një artificë kontradiktoriteti të paqënë në lidhje me faktet objekt hetimi”.

Sipas prokurorisë: “Rezulton përtej çdo dyshimi të arsyeshëm që aparati telefonik i sekuestruar personit nën hetim Ervis Martinaj eshte një aparat telefonik marka Iphone, me kasë me ngjyrë të zezë, model X., nr. IMEI tre numrat e fundit 587”.

Në dokumentin e Prokurorisë bëhet fjalë për 239 faqe, në të cilat përveç bisedave të ndryshme në aplikacion ''Telegram'' dhe në Whatsapa, janë listuar numra telefonikë memorizuar në aparatin celular, sms, foto dhe video që sipas prokurorisë tregojnë lidhje të forta dhe të shumta me çdo pjesë të shoqërisë shqiptare që Ervis Martinaj kishte ndërtuar ndër vite.

Ervis Martinaj ndodhet në qeli nën masën e sigurisë “30 ditë burg” , kurse Ervin Mata ndodhet në arrati. Nga të shtënat me armë në lokal, mbeti i vrarë Fabiol Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj e Eljon Hato.

Article Logic
Execution time: 0.0023679733276367