INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
VRASJA NË BLLOK/ Elvana Gjata vjen natën në Shqipëri, çfarë tha në PROKURORI për ngjarjen [FOTO]

VRASJA NË BLLOK/ Elvana Gjata vjen natën në Shqipëri, çfarë tha në PROKURORI për ngjarjen [FOTO]

Publikuar më: 17:09 28-11-2018

Elvana Gjata ka qenë në Shqipëri, për të dhënë dëshminë e saj në Prokurorinë e Tiranës lidhur me ngjarjen e 4 tetorit në ish-bllok ku u vra Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj e Eljon Hate.

Këngëtarja është përballur me prokurorët e çështjes pak ditë më parë, veprim hetimor që është mbajtur në sekret të plotë.

E fejuara e biznesmenit Ervin Mata, u shpall në kërkim policor pas ngjarjes, pas dyshimeve se një ngacmim drejt saj nga Fabian Gaxha ishte zanafilla e konfliktit që përfundoi me një të vrarë e dy të plagosur. Pyetja e saj në prokurori nuk ishte bërë e mundur me herët për shkak se Gjata largua nga Shqipëria disa orë pas vrasjes dhe nëpërmjet një letre për prokurorinë u shpreh se ishte larguar për probleme shëndetësore. Këngëtarja e njohur është kthyer në Shqipëri para një jave përmes aeroportit të Rinasit, sipas abcnews. Duket se ajo ka pritur të kalonte afati 30 ditor, kohë e nevojshme për shuarjen e urdhrit të kërkimit policor. Sipas burimeve pranë prokurorisë, Gjata është kthyer në Shqipëri përmes Rinasit, duke zgjedhur avionin e një linje që ka prekur pistën në orët e vona të natës.

Para prokurorëve Gjata ka dhënë shpjegime për takimin dhe bisedën e konsumuar mes saj dhe të fejuarit Ervin Mata para hyrjes së lokalit pak para ngjarjes. Burimet nuk dhanë detaje për pohimet e këngëtares, por theksuan se ajo është pyetur edhe nëse ka dijeni për konflikte të partnerit të saj Mata, apo për vendndodhjen e tij aktuale.

EVE.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036709308624268