INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
VRASJA NË BLLOK/ Ervin Mata kërkesë prokurorisë: Dua të flas!

VRASJA NË BLLOK/ Ervin Mata kërkesë prokurorisë: Dua të flas!

Publikuar më: 15:09 14-03-2019

Biznesmeni Ervin Mata, një prej personave të përfshirë në konfliktin e përgjakshëm të 4 tetorit të vitit të kaluar në zonën e ish-bllokut, i është drejtuar prokurorinë se Tiranës, me një memo, përmes të cilës kërkon të japë shpjegime për ngjarjen, ku një person mbeti i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën.

Memoja iu është dorëzuar dy prokurorëve të çështjes, nga avokati mbrojtës, Alban Bengasi, pasi biznesmeni Mata, ndaj të cilit rëndon akuza e vrasjes kryer në bashkëpunim, nuk ka dhënë deri më tani shpjegime për ngjarjen.

Burime nga prokuroria për Balkanweb thanë se e kanë administruar kërkesën e Matës dhe javën e ardhshme ai do të thirret për të dhënë versionin e tij për krimin, ku viktimë mbeti Fabian Gaxha, dhe u plagosën biznesmeni Ervis Martinaj e miku i tij Elio Hato. Ervin Mata, i fejuari i këngëtares Elvana Gjata, u lirua nga gjykata vetëm nën masën e detyrimit të paraqitjes.

Vendimi i shkallës së parë është apeluar nga Prokuroria, e cila kërkon kthimin në burg të biznesmenit.

Sipas institucionit të akuzës, gjykata nuk i ka vlerësuar drejt provat dhe faktet duke caktuar një masë sigurie, që nuk i përgjigjet rëndësisë së ngjarjes. I dyshuari Mata u vetëdorëzua në polici, pesë muaj pas ngjarjes së rëndë.

Sikurse edhe të dyshuarit e tjerë, edhe ai u lirua nga gjykata.

Për momentin në burg, mbahet vetëm Ervis Martinaj, ndërsa vijon të jetë në arrati komando Meviol Bilo, i cili dyshohet se qëlloi në drejtim të Fabian Gaxhës, në momentin kur ky i fundit nxori armën dhe qëlloi në mes të lokal Monopol. Motiv i krimit, dyshohet të jetë një ngacmim verbal që iu bë jashtë ambienteve të lokalit, të fejuarës së Matës, këngëtares Elvana Gjata.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0031368732452393