INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja në Bllok, flet për herë të parë ministri Fatmir Xhafaj

Vrasja në Bllok, flet për herë të parë ministri Fatmir Xhafaj

Publikuar më: 10:58 05-10-2018

Vjen reagimi i parë nga radhët e shumicës lidhur me vrasjen e bujshme një natë më parë në zonën e Bllokut. Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj nuk i shpëtoi pyetjeve të gazetareve për këtë çështje, në Ministerialin e Bashkimit Europian-Ballkani Perëndimor. Edhe pse nuk i ndal gjatë në këtë ngjarje të rëndë, Xhafaj thotë se ‘Shqipëria është shumë më tepër se sa një kriminel’. 

Xhafaj
“Shqipëria rajoni dhe çështjet që po flasim janë shumë më tepër se një kriminel apo një grup i tillë, me të cilët jemi futur në një luftë pa kompromis dhe me tolerancë zero. Ky Ministerial tregon se krimi dhe krimi i organizuar ka për herë e më shumë karakter transnacional. Prandaj jemi sot këtu për të qenë më të organizuar, më të fortë në këtë përballje. Është fakt që në gati 11 muaj janë bërë 19 operacione, janë goditur 9 grupe kriminale konkrete, 130 të arrestuar dhe janë 17- 18 milionë euro të sekuestruara. Lufta vazhdon Lufta kundër krimit nuk është çështje ditësh apo javësh, por është një luftë që vazhdon, nuk është çështje ditësh. Ritheksoj ne jemi të angazhuar në këtë proces. Dëshiroj të them që javën të vijim do të shihni disa goditje grupesh kriminale në përfundim të hetimeve të zhvilluara në territorin e Shqipërisë apo në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtare. Ne jemi ministra dhe drejtojmë në nivel strategjik politik dhe institucional çështjet operacionale i përkasin Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë”.
Mbrëmjen e së enjtes në zonën e Ish Bllokut, nga përplasja me armë mbeti i vdekur një person si dhe u plagosen rëndë 3 të tjerë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038440227508545