INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja në Bllok/ Merret vendimi për dy të plagosurit

Vrasja në Bllok/ Merret vendimi për dy të plagosurit

Publikuar më: 13:22 07-10-2018

Dy të arrestuarit Ervis Martinaj dhe Eljo Hato, pas përleshjes me armë zjarri në zonën e ish-bllokut ku mbeti dhe një i vdekur, kanë marrë masën e sigurisë në spitalet ku aktualisht po marrin shërbim mjekësor pasi janë plagosur. 

Mësohet se Prokurorët e Krimeve i kanë kërkuar gjyqtarit Artan Gjermeni t’ju komunikojë e masën e arrestit me burg 30 ditë të dy të arrestuarve, që ndodhen në spital. Seancat janë zhvilluar të dyja të ndara, në spitalin privat, ku ndodhet Martinaj dhe te reanimacioni i Traumës ku Eljo Hato është në gjëndje shumë të rëndë.
Pas seancave në spital kundër prokurorisë kanë dalë avokatët mbrojtës të dy të arrestuarve. Mirash Martini, avokati i Ervis Martinajt dhe ai i Hatos, Zeni Qinami thanë se klientët e tyre ishin viktima dhe s’kanë përse arrestohen ata nuk kanë gjuajtur me armë.
“Martinaj ka patur marrëdhënie korrekte me Ervin Matën. Ai të vijë dhe të japë sqarime, sepse nuk rezulton që të ketë pasur konflikt me Ervin Matës dhe Vis Martinajt. Në sherr nuk ishte i përfshirë klienti im dhe sherri nuk ka qenë mes këtyre të dyve, por ndërmjet Fabian Gaxhës dhe komandos Merviol Bilo,” tha avokati Martini
“Eljon Hato është viktimë e kësaj përplasje, pasi ka mbetur i plagosur rëndë, ndërsa nuk faktohet që ai të ketë qëlluar me armë zjarri,” sqaroi avokati i Hato, Qinami.
Ata janë pyetur dhe në lidhje me lidhjen e këngëtares Gjata për këtë sherr, por mohuan që kjo të jetë një nga pistat e shkakut të sherrit.

Article Logic
Execution time: 0.0037000179290771