Mbrëmjen e së dielës një nga shtetasit e shpallur në kërkim për ngjarjen e rëndë në ish-bllok në 4 tetor ku u përfshi dhe këngëtarja Elvana Gjata, u vetëdorëzua në polici.
Ajaks Boshnjaku, i cili ka qenë i pranishëm në konfliktin e armatosur që ndodhi në lokalin në pronësi të Redi Popeskut, ishte shpallur në kërkim si person që ka dijeni për këtë ngjarje. Mbrëmjen e 4 tetorit mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.
Boshnjaku u vetëdorëzua në policinë e Tiranës i shoqëruar nga avokatja e tij, Olta Myftaraj.
Ajaks Boshnjaku është mik i komandos Mevjol Billo, i cili është i dyshuari kryesor për shkëmbimin e zjarrit mes viktimës dhe të plagosurit, të cilët ishin miq me njëri-tjetrin.
Ndërkohë që policia vazhdon kërkimet për personat e tjerë të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë, mes të cilëve përveç Billos, edhe partneri i Elvana Gjatës, Ervin Mata.