INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
VRASJA NË DURRËS/ Del FOTO e Edison Harizajt, ende asnjë i dyshuar për...

VRASJA NË DURRËS/ Del FOTO e Edison Harizajt, ende asnjë i dyshuar për...

Publikuar më: 15:17 07-11-2018

Ngjarja e rëndë që tronditi mbrëmjen e djeshme qytetin e Durrësit ende nuk ka asnjë autor të identifikuar apo dyshuar për ekzekutimin e Edison Harizajt.

Përveç 39-vjeçarit të vrarë Edison Harizaj nga Vlora, në këtë atentat mbeti i plagosur edhe Genci Caca, 33 vjeç, edhe ky nga Vlora.

Viktima Harizaj është pronar i një kompleksi në Vlorë dhe njihet si person me precedentë penalë dhe ka qenë i dënuar nga drejtësia shqiptare për një vrasje dhe plagosje në vitin 1999 në Vlorë. Emri i Harizajt ka dalë disa herë gjatë hetimeve për zbardhjen e ngjarjeve të rënda kriminale, përfshirë vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, apo zhdukjen e Albano Xhaferrit në Vlorë, si dhe vendosje gjobash ndaj biznesmenëve të ndryshëm në vend, por asnjëherë nuk u ndalua për to.

Ai njihet si mik i Emiljano Shullazit dhe në vitin 2012 të dy janë ndaluar nga policia, ku u gjetën me armë pa leje.

edisoonnnn.jpg

Në foto Edison Harizaj

Article Logic
Execution time: 0.003903865814209