Pak më parë është gjetur një mjet i djegur në Porto Romano të Durrësit dhe sipas policisë së Durrësit dyshohet se është përdorur për vrasjen e Feriz Bardhit. 40 vjeçari u vra sot në lagjen 18 në qytetin e Durrësit dhe shkaktoi shumë panik tek qytetarët. Bardhi ka ndërruar jetë në sallën e operacionit ndërkohë që shkoi aty i plagosur dhe mjekët nuk arritën ta mbanin në jetë.
Policia po vijon hetimet në mbarë vendin për të zbardhur vrasjen e Bardhit, ndërkohë dyshim mbetet e kaluara e tij e errët. Në vitin 2012 Feriz Bardhi është arrestuar nga policia italiane në Ascoli, sepse së bashku me një shtetas tjetër shqiptar Arif Qelia, u kapën me 700 gramë kokainë të pastër, dhe u akuzuan për trafik ndërkombëtar të kokainës, duke u cilësuar nga policia italiane si korrierë të drogës.