INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja në ish-bllok, ende asnjë 'shenjë' nga personat e shpallur në kërkim

Vrasja në ish-bllok, ende asnjë 'shenjë' nga personat e shpallur në kërkim

Publikuar më: 16:17 09-10-2018

Policia deri tani nuk ka asnjë gjurmë të 3 personave që u shpallën në kërkim për vrasjen në bllok, ku përfundoi me 1 të vdekur dhe tre të plagosur.

Burime nga policia tregojnë se nuk përjashtohet mundësia që komando Mervjol Bilo të jetë larguar nga Shqipëria në mënyrë ilegale. Sipas tyre ai mund të mbijetojë duke shfrytëzuar dhe aftësitë e tij ushtarake. Gjithashtu bëhet me dije se janë bërë dhe tentativa që 41-vjeçari të vetëdorëzohet.

Në arrati vazhdojnë të jenë dhe Ervin Mata dhe Fabjol Alushi. Së fundmi raportohet se dhe këngëtarja Elvana Gjata është shpallur në kërkim.

Lidhur me ngjarjen e rëndë të së enjtes së kaluar po hetohet dhe për një pistë të mundshme të drogës apo borxheve në shuma të mëdha parash, të cilat janë bërë shkak për disa ngjarje zinxhir që përfunduan në përplasje me armë.

Article Logic
Execution time: 0.0035529136657715