INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja në ish-Bllok, lihet në burg Ervis Martinaj. Gjykata nuk pranoi që...

Vrasja në ish-Bllok, lihet në burg Ervis Martinaj. Gjykata nuk pranoi që...

Publikuar më: 12:02 22-10-2018

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën arrest me burg për Ervis Martinajn.

Martinaj u plagos mbrëmjen e 4 tetorit në një lokal në Bllok nga komando Merviol Bilo. Në këtë ngjarje mbeti i vrarë Fabiol Gaxha, ndërsa Martinaj së bashku me Elion Hato mbetën të plagosur.

Trupa gjykuese duke shqyrtuar të gjithë dinamikën e ngjarjes, nuk ka pranuar kërkesën për liri të bërë nga Martinaj.

Pas vendimit të gjykatës, avokati i Martinajt ka folur për mediet duke deklaruar se nuk ka prova që e implikojnë Martinajn në vrasjen e Bllokut.

Ai ka theksuar se klienti i tij nuk është përfshirë në vrasjen që ndodhi në ish-bllok si dhe ka deklaruar se pretendimet që pronari i lokalit ku ndodhi vrasja, Redi Propesku ka fshehur armën e Martinaj, janë të pavërteta.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035018920898438