INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
VRASJA NË ISH-BLLOK/ Lirohet nga burgu Geldo Hoti, miku i komandos Merviol Billo

VRASJA NË ISH-BLLOK/ Lirohet nga burgu Geldo Hoti, miku i komandos Merviol Billo

Publikuar më: 13:03 27-11-2018


Është liruar nga burgu Geldo Hoti, një nga të dyshuarit e masakrës së ndodhur në mbrëmjen e 4 tetorit në zonën e Bllokut.

Vendimin për lirimin e Hotit e ka dhënë Gjykata e Tiranës. Geldo Hoti u arrestua në pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë në 5 tetor, ai njihet si miku i komandos, Merviol Bilo. Në datë 8 tetor gjykata e Tiranës kishte vendosur masën e sigurisë 45 ditë burg për Hotin, e cila ka përfunduar në datë 20 nëntor.

Gjykata vendosi sot gjithashtu masën e 'detyrimit me paraqitje' për Ajaks Boshnjakun, i cili u vetëdorëzua në polici pasditen e të dielës, pasi ishte shpallur në kërkim për përplasjen me armë zjarri në lokalin “Monopol”.

Mbrëmjen e 4 tetorit në lokalin në ish-bllok ku ndodhi dhe masakra, mbeti i vrarë Fabiol Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

Article Logic
Execution time: 0.0036020278930664