INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja në ''ish-bllok'', Monika Kryemadhi ngre alarmin: Është bërë anormale tani...

Vrasja në ''ish-bllok'', Monika Kryemadhi ngre alarmin: Është bërë anormale tani...

Publikuar më: 19:50 05-10-2018

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar lidhur me ngjarjen që tronditi Tiranën mbrëmjen e djeshme, ku një person u vra dhe dy mbetën të plagosur më armë zjarri.

“100 metra larg zyrës së Kryeministrit”, u shpreh Kryemadhi “qëllohet me pistoleta sikur të jenë fëmijë që luajnë luftash”. Kryetarja e LSI-së akuzoi Ramën se po “licenson bandat kriminale në vend”.

Deklarata e Kryemadhit:

Është bërë anormale tani normaliteti. Besoj që të gjithë e keni parë dje që m’u në qendër të Tiranës, 50 metra larg zyrës së Kryetarit të Kuvendit, 100 metra larg zyrës së Kryeministrit, qëllohet me pistoleta, sikur të jenë fëmijë duke luajtur lojë luftash. Qëllohen me pistoleta, plagosen e vriten njerëz në vendin më të frekuentuar nga shumë të rinj e të reja, nga adoleshentë, të cilët kalojnë kohën e tyre të pasdites në kryeqytet. Krimi tashmë ka zaptuar çdo gjë. Përveçse ka zaptuar gjithë institucionet shtetërore, tashmë po zapton edhe rrugët e Tiranës dhe ambientet ku rrinë të rinjtë shqiptarë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035910606384277