Këngëtarja Elvana Gjata, e cila po hetohet nga Prokuroria si “molla e sherrit” që shkaktoi përplasjen me armë, të përfunduar me një të vrarë dhe dy të plagosur në ish-Bllok mbrëmjen e 4 tetorit, është shpallur në kërkim policor.
Sipas Prokurorisë arsyeja që është shpallur në kërkim këngëtarja është largimi i saj nga Shqipëria pa dhëne deklarime.
Grupi hetimor, pas shumë tentativash për të marrë dëshminë e këngëtares nuk ia ka dalë dhe për këtë arsye e ka bashkëngjitur emrin e Elvana gjatës në listën e të kërkuarve.
Për ngjarjen e rëndë, vijon të jetë në kërkim Ervin Mata i dashuri i këngëtares, dhe dy miqtë e tij, Fabio Alushi dhe komandon Mevjol Bilo.