INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja në Korçë, 56-vjeçari i dhunuar me grushta dhe sende të forta

Vrasja në Korçë, 56-vjeçari i dhunuar me grushta dhe sende të forta

Publikuar më: 10:01 24-08-2018

Nuk ka më dyshime. Policia e Korçës bën me dije se 56-vjeçari, Novruz Shyti, i cili u gjet mëngjesin e sotëm i pajetë në banesën e tij në lagjen 8 të qytetit është vrarë.
Sipas bluve, viktima është dhunuar barbarisht me grushta dhe sende te forta.
Policia ka identifikuar si autor të ngjarjes shtetasin Emiljano Nafizi, i cili është shoqëruar në komisariat.
Vëllai i Novruv Fiqit tregon momentet e fundit të 56 vjeçarit, i cili u gjet i pajetë pranë banesës së tij mëngjesin e sotëm.
Ata jetonin në një banesë në lagjen nr 8 të Korçës dhe mbrëmjen e së enjtes kishte qenë dëshmitar i sherrit mes vëllait të tij dhe autorit, por dhe i dhunës fizike që ky i fundit kishte ushtruar.
"Vellai ka qenë i dehur. Pashë qe erdhi Emiljanoja dhe po zihej me vëllanë. Vëllai im nuk ishte njeri që bën sherre. E goditi me grushta dhe shkelma. E tërhoqi zvarrë nëpër shkalle dhe u largua me vrap. Vëllanë e gjeta të shtrirë jashtë pallatit dhe me tha qe jam mirë. Në mëngjes u ktheva ta shikoja dhe e pashë të pajetë. Lajmërova policinë."
Në vendin e ngjarjes janë gjetur njolla gjaku, ndërsa ekspertë nga Tirana kanë mbërritur për të bërë autopsinë.

Article Logic
Execution time: 0.0035951137542725