INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja në Linzë, kërkohet 116 vite burg

Vrasja në Linzë, kërkohet 116 vite burg

Publikuar më: 14:22 28-04-2016

Dënim maksimal për vrasjen në Linzë, ngjarja e rëndë ka ndodhur në muajin Tetor të vitit të shkuar në lokal “Muraga”. Prokuroria e Tiranës kërkon një dënim në total prej 116 vitesh burgim për 4 të pandehur, të akuzuar për “vrasje me paramendim”, në bashkëpunim, gjatë një konflikti ku ka mbetur i vdekur me armë zjarri shtetasi Enton Nikaj.

Procesi ndaj të pandehurve është zhvilluar me gjykim të shkurtuar, cka do të mundësojë uljen me 1/3 e dënimit për të akuzuarit, në rast se ata shpallen fajtorë nga gjykata.

Prokuroria e Tiranës kërkoi:

1. Emiljano Tasho: Të dënohet me 35 vjet burgim, për akuzat: “Vrasje me paramendim” në bashkëpunim; “Vjedhja me dhunë”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake…”; dhe “Plagosje e lehtë me dashje” në dëm të shtetasit Ismet Gaxherri;

2. Bujar Hasani: Të dënohet me 28 vjet burgim, për akuzat: “Vrasje me paramendim” në bashkëpunim; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake…”; dhe “Kanosje” në dëm të shtetasit Ismet Gaxherri;

3. Mirsad Kuçana: Të dënohet me 28 vjet burgim, për akuzat: “Vrasje me paramendim” në bashkëpunim; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake…”; dhe “Plagosje e lehtë me dashje” në dëm të shtetasit Ismet Gaxherri;

4. Ervis Martinaj, Të dënohet me 25 vjet burgim, për akuzat: “Vrasje me paramendim” në bashkëpunim; dhe “Plagosje e lehtë me dashje” në dëm të shtetasit Ismet Gaxherri;

5. Erjon Biraçi, Të dënohet me 5 vjet burgim, për akuzën: ““Përkrahja e autorit të krimit”.

Article Logic
Execution time: 0.0038430690765381