INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja në Rrëshen, fëmijët e viktimës në makinë. Çfarë ndodhi pranë katedrales, si u qëllua automjeti? [FOTO]

Vrasja në Rrëshen, fëmijët e viktimës në makinë. Çfarë ndodhi pranë katedrales, si u qëllua automjeti? [FOTO]

Publikuar më: 12:16 12-08-2019

Këtë mesditë një 48-vjecar u ekzekutua në mes të qytetit të Rrëshenit.

Bëhet fjalë për Armando Gjini, i njohur si pjesë e grupit të Met Kananit. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:30 pranë katedrales së qytetit.

Viktima është qëlluar brenda automjetit të tij ku ka qenë bashkë me dy fëmijët e mitur. Bashkë me ta ka qenë edhe bashkëshortja e Gjinit e cila ka zbritur nga automjeti për t’u ndalur në një market.

Autorët kanë shfrytëzuar këtë momentin dhe janë afruar pranë automjetit duke e qëlluar për ta lënë të vdekur.

Policia njofton se janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.

pppp.PNG

rrrrrrrrrok1.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0036270618438721