INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
VRASJA NË SELENICË/ Flasin dëshmitarët: Nisën të debatonin për politikë dhe më pas...

VRASJA NË SELENICË/ Flasin dëshmitarët: Nisën të debatonin për politikë dhe më pas...

Publikuar më: 12:27 10-11-2018

“Kam pasur konflikt më parë për pronën me Fatmir Hodajn”. Kjo ka qenë një pjesë nga deklarata e Admir Delajt, i cili ekzekutoi kreun e njësisë administrative të Selenicës Fatmir Hodajn.

Delaj ka pranuar para oficerëve krimin. Ai tha se dje kishte qen i ulur në një lokal para pak ngjarjes me viktimën.
“Ishim në dy tavolina të ndryshme dhe filluam të bënim fjalë. Në lokal filluam t’i hedhim fjalë njëri-tjetrit”, ka thënë ai.

Fatmir Hodo, 64 vjeç, gjeti vdekjen e menjëhershme pasi u qëllua me çifte nga 44- vjeçari Admir Delaj. Ata ishin nga i njëjti fshat, Gumenicë, por viktima mësohet se jetonte në qytetin e Vlorës.

Ngjarja e rëndë, sipas Policisë, ndodhi në një lokal të fshatit Kotë, rreth orës 14:55. Policia bëri të ditur se nga hetimet paraprake të kryera, dyshohet se ngjarja ka ndodhur nga një konflikt i çastit, pasi dy shtetasit e mësipërm kanë konsumuar pije alkoolike bashkë disa minuta para se të ndodhte krimi. Burime nga vendi i ngjarjes bënë të ditur se edhe para tri ditësh, viktima dhe autori kanë konsumuar kafe së bashku dhe mes tyre nuk ka pasur asnjë debat.

Ndërkohë sipas dëshmitarëve edhe dje ata janë ulur në të njëjtën tavolinë dhe jo në tavolina të ndara siç ka deklaruar Admir Delaj, por pasi kanë konsumuar alkool, kanë nisur të debatojnë, kryesisht për politikë. Viktima, si zyrtar i Njësisë që varet nga Bashkia Selenicë, ishte me bindje të djathta. Ndërsa autori, sipas dëshmitarëve në vend, njihej si militant i PS-së.

“Në fillim biseda dukej normale, por më pas pati tone të larta mes tyre. Nisën të debatonin për politikë, njëri për PD-në e tjetri për PS-në dhe më pas gjithçka degjeneroi në fyerje. Admiri doli jashtë dhe pas pak u kthye me armën në dorë që e kishte pasur në makinë. Ai qëlloi drejt Fatmir Hodos duke e lënë të vdekur në vend dhe më pas u largua me shpejtësi me mjetin e tij”, u shprehën dëshmitarë në vend për Panoramën.

Article Logic
Execution time: 0.0040569305419922