Ish-polici Santiago Malko, i cili u ekzekutua mbrëmjen e kaluar me breshëri plumbash në kryeqytet, kishte edhe bashkëshorten e tij pjesë të Policisë së Shtetit.
Mësohet se 26-vjeçari Malko ishte i martuar me ish-efektiven e Forcave “Shqiponja”, Dea Ricku. Kjo e fundit ka punuar për pak kohë si police e rendit në Komisariatin e Kamzës dhe më pas, në janar të vitit 2016, është bërë pjesë e “Shqiponja-ve”, duke qëndruar për disa muaj.
Më vonë, po në vitin 2016, Dea Ricku ka vendosur të shkëputet nga policia me dëshirën e saj.
Nuk dihen arsyet e vërteta të largimit të saj nga policia, por ky vendim është marrë pikërisht në vitin kur bashkëshorti i saj ka nisur problemet me drejtësinë, pas konfliktit me vëllezërit Lashi. Në kohën që shërbeu në Policinë e Shtetit, Dea Ricku bëri bujë në media, për shkak të bukurisë së saj.