INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja në Vlorë, autori 26-vjeçar: I vrava se nuk takoja dot Hysnien

Vrasja në Vlorë, autori 26-vjeçar: I vrava se nuk takoja dot Hysnien

Publikuar më: 13:26 03-03-2018

I vrava se nuk takoja dot Hysnien”, kanë qënë fjalët e Kasëm Pirjasit në seancën për masën e arrestit, autori i vrasjes së dyfishtë në janar të këtij viti.

‘Ç’ më bëre more më more në qafë” mësohet t’i ketë shkruar në mesazh Hysnia nusja e familjes e cila është shprehur se vrasjen dhe zjarrvënien e bëri Kasemi por nuk tregonte dot për vrasjen se i trembej opinionit.

Ky mesazh duket se e ka nxjerrë zbuluar nusen e shtëpisë.

Dy të akuzuarit, kanë dalë para gjyqit për masën e arrestit, për vrasjen e Salkie dhe Olsi Hoxhallarit.

Gjykata e Vlorës caktoi masën “arrest me burg”, teksa gjykimi për të dy do të vijojë nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë.

Vrasësi i Olsit dhe i të ëmës Salkies, është Kasëm Pirjasi. Ai është një 26-vjeçar i martuar, baba i dy fëmijëve i cili kishte një lidhje jashtë martesore me gruan e të ndjerit, Hysnie Hoxhallarin 32-vjeç

Olsi Hoxhallarit dhe Selkije Hoxhallari, nënë e bir përkatësisht bashkëshorti dhe vjerra e Hysnies u gjetën të djegur në banesën e tyre në Vlorë në 21 Janar.

Article Logic
Execution time: 0.0036370754241943