INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja që tronditi Italinë. Burg përjetë për dy shqiptarët [FOTO]

Vrasja që tronditi Italinë. Burg përjetë për dy shqiptarët [FOTO]

Publikuar më: 12:07 17-03-2017

Dënim të përjetshëm për dy shqiptarët në Itali që vranë në mënyrë barbare Ismail Luli.

Ky është vendimi që Gjykata Italiane ka vendosur për dy shqiptarët duke e cilësuar këtë vrasje të kryer në gjakftohtësi dhe në mënyrë barbare.

Vrasja kishte për shkak hakmarrjen kundër Ismailit, i cili kishte pasur një marrëdhënie të fshehtë me të fejuarën e Iglit. Ky i fundit kur e mori vesh për tradhtinë kërkoi të hakmerrej ndaj tij.
Ismail Luli u vra në korrik të vitit 2015 në Sant’Angelo në Itali.
Igli Meta dhe Marjo Mema e futën në kurth Ismail Lulin pasi i dërguan një SMS nga telefoni i Ambera Salijit, dukë lënë takim.
Dy të rinjtë e morën me dhunë me makinë, 17-vjeçarin dhe e dërgua në një zonë pyjore.
Fillimisht ata e lidhën dhe më pas e ekzekutuan me një biçak. Për të humbur gjurmët, ata i dërguar nga telefoni i Ismailit një SMS nënës së tij, ku i bënin me dije se Luli do të shkonte në Milano.

 

download.jpg

Igli-meta-Marjo-Mema-2.jpg

image-21.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0039088726043701