INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja tek liqeni, dorëzohet pas 4 ditësh autori! EMRI...

Vrasja tek liqeni, dorëzohet pas 4 ditësh autori! EMRI...

Publikuar më: 21:09 20-03-2019

Pak minuta më parë është vetëdorëzuar autori i vrasjes së Haxhi Baçinozit, i cili u vra 4 ditë më parë te Kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë.

62-vjeçari ishte duke bërë vrap me të birin 14-vjeçar në momentin kur u ekzekutua.

Pas kërkimeve të shumta të policisë dhe dëshmive të dhëna, shtetasi Islam Mylkaj është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë i shoqëruar nga avokati i tij.

Njoftimi i policisë:

Pas një pune të mirëfilltë hetimore dhe profesionale, të bërë nga grupi i posaçëm hetimor i ngritur në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtimin e Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, për zbardhjen e vrasjes së ndodhur më datë 16 mars 2019, rreth orës 18:15, tek Liqeni Artificial, ku mbeti i vrarë me armë zjarri, shtetasi H. B., 62 vjeç, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe dokumentimi me prova ligjore i autorësisë së kësaj ngjarje.

Pas trysnisë së madhe të ushtruar nga Policia e Tiranës, kontrolleve të shumta për kapjen e autorit, si dhe negociatave të bëra mes Policisë dhe avokatit të autorit të dyshuar, autori i dyshuar, shtetasi I. M., 61 vjeç, nga Fieri, rreth orës 19.30 është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë i shoqëruar nga avokati i tij.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë veprimet e mëtejshme proceduriale.

Article Logic
Execution time: 0.0036578178405762