INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja tragjike /Humb jetën punonjësi i tretë i Bashkisë Mat. Policia arreston autorin[FOTO]

Vrasja tragjike /Humb jetën punonjësi i tretë i Bashkisë Mat. Policia arreston autorin[FOTO]

Publikuar më: 16:36 11-10-2018

Policia arreston autorin  e krimit në Shëlli të Matit. 51- vjeçari ka qëlluar sot me automatik ku humbën tragjikisht jetën 3 persona dhe 1 të tjetër u palgos. Ata ishin punonjës të policisë bashkiake të Matit, të cilët shkuan për të hapur një rrugë të zënë nga një banor i fshatit në njësinë administrative Lis. Ngjarja është regjistruar rreth mesditës, ku punonjësit e Bashkisë së Matit pasi menduan se zgjidhën konfliktin u ulën në lokalin e fshatit për të drekuar dhe janë qëlluar me automatik nga i dyshuari Kujtim Koxha, personi që kishte zaptuar rrugën. Drejt vendit të ngjarjes shkuan forca të shumta policie dhe ambulanca, ndërkohë  policia punoi për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe arrestimin e autorit.

foto_-_Copy.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035490989685059