Gazmend Musta është autori i vrasjes së dyfishtë pasditen e sotme, duke shkaktoi një tragjedi të vërtetë në shtëpinë e tij në Ballsh.
34-vjeçari, i cili jetonte si emigrant në Greqi dhe kishte ardhur për festat e fundvitit, qëlloi me thikë bashkëshorten Gentjana Musta dhe më pas motrën e saj, Merisa Çaushin, duke i lënë të vdekura.
Policia arrestoi menjëherë autorin, i cili dyshohet si ishte në gjendje të dehur dhe se kishte kryer aktin pas një grindjeje për motive banale me bashkëshorten e tij. Çifti Gazmend dhe Gentjana Musta kishin edhe dy fëmijë, një vajzë 7 vjeçe dhe një djalë 3 vjeç, të cilëve për arsye etike, u kemi fshehur fytyrën.
31-vjeçarja kishte dashur të shkonte te prindërit, por Gazmendi nuk e kishte lejuar. Në gjendje të dehur, ai ka marrë thikën dhe në prani të dy fëmijëve të mitur, ka vrarë gruan dhe kunatën.
Gruaja ka ndërruar jetë në vend, ndërsa kunata vdiq rrugës për në spital. Policia ka bërë menjëherë arrestimin e tij në flagrancë.
Njoftimi i policisë:
Mallakastër
Informacion paraprak
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G.M, 34 vjeç.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se në gjendje të dehur, rreth orës 17.30 në banesën e tij në Ballsh, për motive të dobëta, ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij, shtetasen G.C, 31 vjeçe si edhe motrën e bashkëshortes, shtetasen M.C, 18 vjeçe, të cilat kanë ndërruar jetë në vend.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.