Një krim i rëndë ka ndodhur këtë mesditë. Në Fier, një i ri vrau të dashurën, më pas dhe veten. Informacionet janë të pakta për rrethanat e ngjarjes, por nga policia konfirmohet se janë konstatuar dy të vdekur. Vrasjet janë kryer me një pistoletë. Ende nuk është zbuluar identiteti i viktimave. Dy të rinjtë janë gjetur në Urën e Shën Pjetrit.
Informacione nga policia bëjnë me dije se të rinjtë që kanë humbur jetën janë Ermira Arapi 29 vjeçe banuese në fshatin Ngurrëz, Lushnje dhe Drini Derveni 32 vjeç banues në Fier.