Një vrasje është regjistruar në kryeqytet para pak minutash.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Shefqet Musaraji’ në Tiranë, ku brenda një automjeti është gjetur një person i plagosur me armë zjarri.
Pavarësisht ndihmës së shpejtë, 32 vjeçari më iniciale E.B ka ndërruar jetë në spital.
Ndërkohë që në spital ka mbërritur i plagosur me armë zjarri edhe shtetasi M.D 27 vjeç, i cili gjendet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë që policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 14.01.2018, rreth orës 17.50, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën " Shefqet Musaraj", një shtetas ndodhet i demtuar në një automjet.
Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:
Në rrugën “Shefqet Musaraj”, në një mjet është gjetur i plagosur me armë zjarri shtetasi E.B., 32 vjeç, i cili u dërguar menjëher në spital, ku ka ndërruar jetë.
Ndërkohë në spital ka shkuar i dëmtuar me armë zjarri në shpatull edhe shtetasi M.D., 27 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë ku po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.