INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasje me thikë në Tiranë! Identifikohet autori

Vrasje me thikë në Tiranë! Identifikohet autori

Publikuar më: 08:16 12-10-2018

Olti Hajdari, 30-vjeç ka humbur jetën nga plagët e marra një mbrëmje më parë në Kombinat në kryeqytet. Ai është goditur me thikë në kohën që ishte duke shkuar për në banesë. Tek dera e shtëpisë në një rrugicë Hajdari është ndaluar nga një 25-vjeçar me të cilin ka debatura e më pas ky i fundit e ka qëlluar disa herë me thikë duke e lënë të plagosur. I riu më pas është transportuar në spital, por sipas policisë në orët e para të ditës së sotme ka ndërruar jetë, pasi nuk ka arritur që t’u mbijetojë plagëve që ka marrë. Autori është larguar pas krimit, por është identifikuar. Ai është M. S. 25 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa po punohet për arrestimin e tij. Enden nuk dihen shkaqet e sherrit mes dy të rinjve.
Kjo është ngjarja e dytë që ndodh në kryeqytet brenda pak orëve, pasi po mbrëmjen e djeshme një vajzë 13-vjeçare ka humbur jetën nga disa plagë me thikë në trup dhe në spitalin e Traumës, ku ka ndërruar jetën.

Article Logic
Execution time: 0.0034129619598389