INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasje në Berlin! Shqiptari vret mikun e më pas veten, detaje...

Vrasje në Berlin! Shqiptari vret mikun e më pas veten, detaje...

Publikuar më: 09:18 03-12-2018

Dy shqiptarë raportohen të vdekur në Gjermani. Gazeta gjermane Bild shkruan se Blendi G. 47 vjeç u vra teksa po kthehej nga puna tek pragu i derës së shtëpisë së tij. Autori, dyshohet se është një tjetër shqiptar, me moshë 60 vjeç, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Banorët e zonës që njoftuan policinë dhe kanë thënë se dëgjuan 3-4 të shtëna me armë zjarri.

Pasi ka qëlluar 47-vjeçarin, autori i krimit ka qëlluar edhe veten, dhe më pas ka ndërruar jetë në spital. 47-vjeçari fillimisht është qëlluar me plumb në kokë dhe më pas edhe në trup.
Një dëshmitar tentoi që t’a ndihmonte, por ai nuk arriti dot që të shpëtonte. Dëshmitari ka thënë: “Ai mori frymë dy - tre herë dhe më pas ndërroi jetë. Nuk munda të bëja dot asgjë“.

Blendi G, nga Tirana, jetonte prej vitesh në Gjermani. Nuk dihen arsyet e krimit të rëndë. Policia tha se po merr në pyetje disa dëshmitarë.

‘Motivet e krimit janë plotësisht të paqarta,’ tha një zëdhënës policie. Për shkak se në rrugën ku ndodhi krimi, nuk kishte shumë lëvizje, policia shpreson që të gjejë dëshmitarë që kanë parë ngjarjen.

Policia nuk e përjashton mundësinë që motivi i krimit të vijë nga çështje private. Të dy burrat ishin regjistruar në të njëjtën adresë në Berlin. Blendi la pas gruan dhe dy fëmijë, vajzën 6 vjeç dhe djalin 14 vjeç.

Një mik i tij tha se Blendi ishte njeri familjar dhe nuk dilte shumë dhe as nuk shoqërohej me shqiptarë. ‘Nuk mund ta kuptoj pse duhej të vdiste,’ tha ai. ‘Ishte tip i këndshëm dhe nuk kishte armiqësi’.

Article Logic
Execution time: 0.0039191246032715