Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e ish-Kënetës në Durrës. Një 45-vjeçar është gjetur i vrarë në makinën e tij. Polcia e Durrësit ka raportuar se ai ishte i vrarë me armë zjarri. Viktima është shtetasi me iniciale M.N, banues po në të njëjtën lagje.
Policia e Durrësit thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:10 minuta të mëngjesit të sotëm. Si të dyshuar policia ka një 37-vjeçar me iniciale N.Z. Autori i dyshuar pas krimit është larguar menjëherë dhe është shpallur në kërkim. Policia po punon për kapjen e tij.
Grupi Hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave te kësaj ngjarje.