INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tronditet Vlora, ja vrasja e shumëfishtë

Tronditet Vlora, ja vrasja e shumëfishtë

Publikuar më: 08:23 25-07-2016

Dy persona u vranë në orët e vona të ditës së dielë dhe një i tretë është plagosur dhe është në gjendje kritike në Spitalin e Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur në një pikë bastesh afër Spitalit të qytetit bregdetar, kur pas një sherri mes disa personash është dëgjuar një breshëri e gjatë automatiku.
Tre personat kanë marrë shumë plumba në trup, duke iu marrë jetën në vend dy prej tyre. Nga policia bëhet e ditur se një prej viktimave është pronari i pikës së basteve, shtetasi I.D. rreth 45 vjeç, ndërsa viktima tjetër është shtetasi me inicialet Dh.C rreth 60 vjeç.
Detaje mbi ngjarjen:
Ndërkohë janë zbardhur detaje të reja mbi këtë ngjarje të rëndë që ka tronditur qytetin bregdetar. Mësohet se autori i vrasjes së dyfishtë në Vlorë iu afrua lokalit të Ilir Deromemajt me një makinë të zezë, në orën 22.05. 53 -vjeçari ishte ulur në një tavolinë në pjesën e jashtme të pikës së basteve sportive. Ai po bisedonte me miqtë e tij Dhimitër Çani e Krenar Runaj kur makina uli shpejtësinë dhe nga xhamat e saj një person nxorri një kallashnikov dhe nisi të qëllonte me breshëri. Ai zbrazi të gjithë karikatorin dhe më pas u largua. Deromemaj mbeti i vrarë në vend së bashku me 60 vjeçarin Çani. Krenar Runaj mori disa plagë. Policia po heton një vrasje të kryer nga Deromemaj në vitin 1998, atë të Lame Gockajt. Dyshohet se Deromemaj është eksekutuar për hakmarrje.

Article Logic
Execution time: 0.0035378932952881