INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasje për hakmarrje!

Vrasje për hakmarrje!

Publikuar më: 08:29 15-05-2017

Në ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Një 60- vjeçar është qëlluar për vdekje në qytetin e Matit. Viktima është identifikuar si Hajredin Lleshi.
Mësohet se disa persona ende të pa identifikuar kanë qëlluar nga një automjet 60- vjeçarin në derën e shtëpisë. Duke përfituar nga errësira, ata janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Sipas hetimeve të para dyshohet se vrasja ka ndodhur për hakmarrje, pasi Lleshi ka pasur konflikte me disa persona nga Thumana. 4 vite më parë i kanë vrarë dhe vëllanë.
Pët të gjetur vrasësin janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po krehet zona për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në këtë ngjarje.
Ka qenë djali i viktimës ai ka që ka njoftuar policinë pasi ka dëgjuar të shtënat me armë zjarri në derën e shtëpisë së tij.
Viktima ka dalë nga jashtë për të parë se kush ishte në derën e shtëpisë, ku pas një komunikimi të shkurtër me autorët ai është qëlluar për vdekje rreth 4 herë me automatik. Bëhet e ditur se autorët janë larguar me automjetin e tyre në drejtim të Rrëshenit.

Article Logic
Execution time: 0.0032279491424561