INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasjet makabre në familje, Klosi kërkon ndryshime ligjore

Vrasjet makabre në familje, Klosi kërkon ndryshime ligjore

Publikuar më: 11:29 05-12-2016

Vrasjet makabre të dy ditëve të fundit në vend kanë sjellë reagimin e fortë edhe të klasës politike shqiptare. Ministri i Mirëqënies, Blendi Klosi ka komentuar dy rastet e fundit të krimeve në Fier dhe në Korçë.
Ai ka deklaruar se këto janë raste të rëndë dhe për këtë do të propozojnë ndryshimë ligjore. Ndërsa u shpreh se janë ta pashpjegueshme vendimet e gjykatave, të cilët japin dënime të buta.
Blendi Klosi:
“Rastet e fundit të dhunës janë tronditëse. Do ndryshojmë mekanizmat ligjore. Rasti i fundit në Fier është shokues. Jemi duke bërë analizë të plotë. Jemi duke pare ndryshime ligjore. Janë të pashpjegueshme vendimet e gjykatave. Edhe ngjarja e Korçës është e tmerrshme.

Article Logic
Execution time: 0.0031859874725342