Në orët e para të ditës në burgun e Trikallas në Greqi ka patur një përleshje mes grupeve rivale. Shqiptarë e grekë kanë ushtruar shumë dhunë sa dy nga të burgosur ndërruan jetë.
Mësohet se një nga personat fillimisht ka mbetur i plagosur rëndë dhe pas dërgimit në spital, nuk i rrezistoi dot plagëve të marra në gjoks dhe në këmbë.
I burgosuri, që ka humbur jetën është një 29-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur. Ndërsa viktima tjetër është grek.
Dy javët e fundit në burgun e Trikallas kanë vdekur dy shqiptarë.