INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasjet në seri për hakmarrje në Ksamil. Djali në burg egzekutohet 50-vjeçari

Vrasjet në seri për hakmarrje në Ksamil. Djali në burg egzekutohet 50-vjeçari

Publikuar më: 11:16 20-08-2017

Një person është vrarë me armë zjarri nga persona të paidentifikuar në Ksamil. Atentati ndodhi rreth orës 23:50 në lagjen “Baxho”. Sipas burimeve të policisë Vangjel Çiko është gjendur i vrarë brenda automjetit tip ”Mercedes Benz”, në oborrin e banesës së tij. Bëhet fjalë për babain e Dhimitër Çikos aktualisht i arrestuar për vrasjen e Aleksandër Bardhit, (24 shtator 2016) i cili u ekzekutua ekzekutuar në makinën e tij pak minuta para mesnatës së të shtunës. “Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak kanë konstatuar se brenda në automjetin tip ”Mercedes Benz”, në oborrin e banesës së tij, është gjendur i vrarë me armë zjarri nga persona të paidentifikuar, shtetasi V.C., 50 vjeç, banues në Ksamil” informoi policia e Vlorës. Ndaj tij është qëlluar 5 herë me pistoletë. Policia ka ngritur menjëherë pika të shumta kontrolli dhe janë angazhuar shërbimet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor po vazhdon kryerjen e hetimeve për zbulimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si edhe për kapjen e autorit. Pista kryesore e hetimeve është ajo e hakmarrjes lidhur me vrasjen e Aleksandër Bardhit, vëllait të ish-kryekomunarit të Kaçinarit në Mirditë, por nuk përjashtohen as pistat e tjera. Aleksandër Bardhi është vëllai i ish – kryetarit të komunës Kaçinar, Mirditë, Petrit Bardhi. Ky i fundit, më datën 6 Shkurt 2016 u arrestua pasi ishte shpallur në kërkim me vendim të gjykatës, që prej datës 28 Tetor të vitit 2015, i akuzuar për trafik të lëndëve narkotike. Aleksandër Bardhi,dyshohet se u vra nga Albi Xhezairi (i shpallur në kërkim), Dhimitër Çiko dhe Amarildo Lame. Por disa muaj më pas më 11 dhjetor 2016, në Ksamil u vra Agron Xhezairi, 53-vjeç, babai i Albi Xhezairit. Atij më parë i ishte bërë atentat me eksploziv. Edhe vrasja e Xhezairit dhe e Vangjel Çikos dyshohet të jenë seri hakmarrjeje për vrasjen e Aleksandër Bardhit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033807754516602