INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasjet në vend, reagon Berisha: Rendi është në duart e mafies

Vrasjet në vend, reagon Berisha: Rendi është në duart e mafies

Publikuar më: 16:18 12-08-2019

Pas dy vrasjeve të ndodhura ditën e sotme ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha. Ai përmes një statusi në Facebook shkruan se vrasjet mafioze janë duke tronditur Shqipërinë.

Berisha thotë se në 12 orë janë kryer 2 vrasje, njëra në Fier e tjetra në Mirditë, ndërsa shton se rendi është në duart e mafies.

Postimi i Sali Berishës:

Vrasjet mafioze janë ligji i narkoshtetit!

2 vrasje në 12 orë!

Në 12 orë, dy vrasje të stilit mafioz, njëra në Rrëshen tjetra në Fier, rendi në duart e mafies.

Vrasësit u larguan në drejtim të kafeneve.

Ministri i Brendshëm po i bën dorëzimin Ministrit të familjes Blendi …. kurse gjeneral Hashashi dhe Ardi Balilin po merren se bashku me 30 milion euro të tenderit për narkouniformat e narkoplicisë. Rendi në narkoshtetin e Edvin Mafisë kontrollohet nga mafia. sb

Article Logic
Execution time: 0.0036261081695557