INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrau 17-vjeçaren në Laprakë dhe plagosi të dashurin e saj, publikohet FOTO e autorit [EMRI]

Vrau 17-vjeçaren në Laprakë dhe plagosi të dashurin e saj, publikohet FOTO e autorit [EMRI]

Publikuar më: 16:09 28-12-2018

Publikohet foto e 19-vjeçarit Robert P. i cili qëlloi me armë zjarri drejt një automjeti në Laprakë ku si pasojë mbeti e vdekur adoleshentja Briselda Gjikola dhe u plagos Erion Bengo, 23 vjeç.

Një muaj më parë, adoleshentja u njoh me Erion Bengon, një 23-vjecar, që dikur kishte qenë në konflikt me ligjin.
Ai kishte shantazhuar të ish-dashurën me video intime, duke i kërkuar para. Megjithatë, kjo nuk i pengoi të dy, të nisnin një marrëdhënie, që përfundoi tragjikisht.
Pasditen e së mërkurës, të dy u panë pranë e pranë në një nga lokalet e Laprakës, por sapo dolën prej andej, u përballën me breshërinë e plumbave.

Briselda u qëllua në kokë dhe nuk mundi të mbijetonte, edhe pse Erioni e transferoi me shpejtësi drejt spitalit të Traumës.

Atentatorët përshkuan të njëjtën rrugë me 2 të rinjtë, dhe pas breshërisë së plumbave u larguan në drejtime të ndryshme. Autorët e krimit te maskuar dhe me pistoletë u larguan ne këmbë ndërsa Erion Bengo u largua me makinën e tij ende pa mbaruar të shtënat në drejtim të kundërt për në Spitalin Ushtarak. Fatmirësisht falë ndërhyrjes në kohë të mjekëve ai mundi t’i shpëtojë plagëve të mara në qafë dhe shpatull ndërsa e mitura humbi jetën për shkak të plagëve të zjarrit të marra në kokë.

autorirrri_1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037298202514648