19 vite pas vrasjes së dy vëllezërve, ekstradohet në Shqipëri nga Anglia Avni Metra, 53 –vjeç. Avni Metra rezulton i dënuar në Shqipëri me 25 vjet burg për vrasjen e dy vëllezërve në vitin 1997. Sipas të dhënave Metra, i cili jetonte në Angli që prej vitit 1998 do të ekstradohet në atdhe për llogari të drejtësisë shqiptare.
Sipas Dailymail, Gjykatësi Margot Coleman i tha Metrës, i cili pretendon se në Shqipëri nuk do të ketë gjykim të drejtë, se qëndrimi i tij në Britani ishte i bazuar mbi një gënjeshtër.
Metra, i cili jetonte në Hertfordshire u arrestua më 8 qershor, pas një investigimi të Daily Mail. Gazetarët e Daily Mail i shkuan në shtëpi dhe i thanë se ai rezultonte i dënuar në Shqipëri. Ndonëse ai nuk e pranoi, policia e arrestoi.