INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrau 8 persona në Selenicë, Ritvan Zykaj HABIT me pyetjen e tij në gjyq

Vrau 8 persona në Selenicë, Ritvan Zykaj HABIT me pyetjen e tij në gjyq

Publikuar më: 16:41 06-06-2019

Ka dalë sot para gjykatës së Vlorës, Ritvan Zykaj autori i vrasjes së 8 personave.

Zykaj është shfaqur i qetë para prokurorëve e gjyqtarëve të çështjes. Ai ka befasuar sërish kur pyeti në nisje të seancës: Kur mund ta shoh veten në televizor?!”

Për Zykajn, Prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm, por vendimi ende nuk është dhënë, ndërsa në seancën e radhës, priteshin të merreshin në shqyrtim deklarimet e të afërmve të Ritvan Zykajt, deklarime që konfirmojnë Ritvan Zykajn autor të masakrës. Ndërkohë që aktualisht, sipas burimeve nga Prokuroria, konfirmohet se asnjë prej tyre nuk ndodhet aktualisht në Shqipëri, referuare dhe sistemit TIMS, shkruan Balkanweb.

Masakra e Selenicës ndodhi në datë 10 gusht në fshatin Resulaj të Selenicës, ndërsa Ritvan Zykaj vrau me armë zjarri tetë persona, të afërm të tij, nga të cilët dy të mitur.

Pasi kreu masakrën, Zykaj u arratis në fshat duke u kapur nga policia vetëm gjatë orëve të para të mëngjesit të 11 gushtit. Gjatë arratisë nisi komunikimet në rrjetin social “Facebook” madje sfidoi hapur edhe policinë, duke shënuar një precedent të rrallë. Edhe pas arrestimit, siç blutë e Vlorës konfirmojnë, autori i krimit nuk ka shfaqur pendesë. Pranoi krimin e kryer për shkak se sipas tij, e kishin akuzuar për vjedhjen e disa pulave.

Article Logic
Execution time: 0.0039329528808594