INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrau 8 persona të një fisi në Selenicë, por Ritvan Zykaj befason me kërkesën e tij nga burgu!

Vrau 8 persona të një fisi në Selenicë, por Ritvan Zykaj befason me kërkesën e tij nga burgu!

Publikuar më: 20:02 01-11-2018

Tre muaj më parë, masakra e Selenicës tronditi të gjithë opinionin publik. Ritvan Zykaj vrau tetë kushërinjtë e tij dhe tashmë ndodhet në qelitë e paraburgimit të Vlorës.

Ritvan Zykaj thuhet se herë pas here kërkon libra të ndryshëm për të lexuar, dhe burgu ia ka mundësuar këtë.

Nuk ka ndonjë preferencë, por ndër librat kryesore që i janë futur në qeli janë ato fetare. Mësohet se 24-vjeçari nuk ka shfaqur asnjë çast irritimi apo agresiviteti. Nuk kundërshton për asgjë, as ushqimin dhe në ajrim del rrallë.

Prej tre muajsh sipas abc news, ai qëndron vetëm dhe asnjë person nuk bisedon me të. Familjarët e tij vazhdojnë të mos e takojnë dhe të paktët njerëz që e shohin janë policët e paraburgimit.

Ritvan Zykaj do të gjykohet nga Gjykata e Vlorës pavarësisht krimit të shumëfishte që ai kreu. Ngjarja ndodhi në 10 gusht në fshatin Resulaj të Selenicës në Vlorë. Viktima e tij ishin 8 kushërinj, të moshuar, të rritur dhe fëmijë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035810470581055