INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrau adoleshenten dhe trupin e futi në fuçi. Policia vihet në ndjekje të personit me tatuazhe

Vrau adoleshenten dhe trupin e futi në fuçi. Policia vihet në ndjekje të personit me tatuazhe

Publikuar më: 10:38 29-06-2018

Policia është vënë në ndjekje të një personi të dyshuar për vrasjen e një vajze adoleshente, trupi i së cilës u gjet në një fuçi. Policia nisi ndjekjen e Zlatko Sikorsky-t, 34 vjeç, pasi mbetjet e dekompozuara që besohet se janë të 16-vjeçares së zhdukur Larissa Beilby u gjetën në një makinë. Një dëshmitare thotë se pa një "krah të pajetë" që dilte nga një fuçi blu në pjesën e prapme të rrugës, kur një njeri që mendohet se ishte Sikorsky i drejtoi një armë gjahu. Larisa ishte duke qëndruar në një qendër për të rinjtë e pastrehë pasi u arratis nga ish i dashuri i saj i dhunshëm. Thuhet se ajo kishte nisur një marrëdhënie me Sikorsky, i cili ishte dy herë më i madh se ajo në moshë.

Zlatko-Sikorsky.jpg

Zlatko i cili sipas policisë është i armatosur dhe i rrezikshëm, besohet se është fshehur brenda një blloku të banesave të rrethuar nga policia në Alexandra Headland në bregun Sunshine të Australisë. Mediet vendase raportojnë se ai mund të jetë vetëm në pronën, ku negociatorët e policisë po përpiqen ta bindin atë të dorëzohet në mënyrë paqësore. Banorëve që jetojnë brenda zonës ku po zhvillohet operacioni u është thënë të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre dhe të tjerëve u është thënë të qëndrojnë larg zonës. Sikorsky është në arrati që nga koha kur policia e shpalli në kërkim. Ai ishte edhe më herë person i kërkuar nga policia, që nga muaj mars për shkeljen e lirimit me kusht.

Larissa-Beilby_1.jpg

Mbetjet njerëzore u gjetën në një fuçi në pjesën e prapme të një makinë të shërbimeve komunale . Trupi ende nuk është identifikuar zyrtarisht por besohet të jetë Larissa, e cila është shpallur e humbur që nga 15 qershori. Babai i vajzës, Peter i tha Courier-Mail se njerëzit duhet të "presin që policia të bëjë punën e tyre". Ai shpreson se që mbetjet e gjetura në fuçi mos të jenë gjë tjetër veçse mbeturina. Para zbulimit të tmerrshëm të trupit, policia kishte shkuar në shtëpinë të Sikorsky-t për të kërkuar adoleshenten. I riu i mbushur plot me tatuazhe ka një të shkuar kriminale. Në vitin 2016, ai u burgos për pesë vjet për grabitje të armatosur dhe katër akuza për zhvatje. Ai u lirua në janar 2017, por më vonë shkeli lirimin me kusht.

Article Logic
Execution time: 0.0039188861846924