INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrau babanë me çekiç, i ati përgatitej ta bënte dhëndër …në janar

Vrau babanë me çekiç, i ati përgatitej ta bënte dhëndër …në janar

Publikuar më: 16:09 24-12-2017

Këtë të dielë një ngjarje e rëndë tronditi kryeqytetin ku djali pasi vrau babanë me çekiç e hodhi trupin e pajetë në liqenin e Farkës.

Por të tjera detaje dalin në pah lidhur me familjen Aliaj.

28 vjeçari që vrau të atin Selman Aliaj do të martohej në janar të këtij viti. Dhe njoftimin e kishte dhënë pikërisht i ati në një postim në rrjetin social Facebook 74-vjeçari Fejzi Aliaj.

“Për të gjithë farë e fisin tim ju kujtoj se më datën 14 janar viti 2018 kemi dasmë. Martoj djalin Selmanin me Manushaqen. Tiranë ora 10:00 pradite. Jeni shumë të mirëpritur në gëzimin tonë, mirëardhshi, ju falenderoj të gjithëve për pjesmarrjen në gëzimin tonë.
Respekte, Fejzi Aliaj!”, ka shkruar viktima disa ditë më parë’ ka shkruar viktima në 15 dhjetor.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e së premtes, në banesën e familjes Alija me origjinë nga Kukësi, të cilët prej vitesh kishin ndërtuar shtëpinë e tyre në rrugën “Agush Gjergjevica”, në zonën e Shkozës.
Por pasditen e së shtunës, një nga djemtë e tjerë të familjes ka njoftuar policinë, se babai Fejzo Alija nuk ishte kthyer në shtëpi që prej të premtes dhe se nuk përgjigjej në telefon.

Postimi në FB

dasma.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035989284515381