Policia holandeze ka arrestuar shtetasin shqiptar Roterdam Hektor Mahmutaj i cili është dënuar me 25 vite burg për vrasje.
Mahmutaj është autori i vrasjes së një bariu në një fshat të Fierit.
Hektor Mahmutaj është një emër i njohur, pasi prej disa vitesh jetonte duke u fshehur në Angli, por u zbulua pas denoncimit të ish-gruas për një armë pa leje, ndërsa shmangu ekstradimin.
Tashmë pritet kërkesa nga Shqipëria drejt Holandës për të bërë ekstradimin e tij me qëllim vuajtjen e dënimit për vrasjen e bariut në Fier.
Mahmutaj u dënua në mungesë në tetor të vitit 2000 me 25 vjet burg për vrasjen e bariut 28-vjeçar Gentian Jahaj në fshatin Bejar, kur ky i fundit nuk i kishte hequr bagëtitë e tij nga rruga.