INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrau burrin dhe vjehrrën, del para gjykatës nusja me dashnorin e saj

Vrau burrin dhe vjehrrën, del para gjykatës nusja me dashnorin e saj

Publikuar më: 12:09 03-03-2018

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për dy persona, Hysnie Hoxhallari dhe Kasem Pirajsi të cilët akuzohen se në bashkëpunim me njëri - tjetrin, kanë vrarë bashkëshortin dhe vjehrrën e Hoxhallarit.

Dy të akuzuarit Hysnie Hoxhallari dhe Kasem Pirajsi janë shoqëruar nën masa të rrepta sigurie, ndërsa janë futur në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë.

Gjyqtare e çështjes është Esmerilda Habili dhe prokuror Maksim Sota.

Kasëm Pirjasi dhe Hysnie Hoxhallari akuzohen për vrasjen e Olsi Hoxhallarit dhe Selkije Hoxhallarit, përkatësisht bashkëshorti dhe vjerra e Hysnies. Ngjarja ndodhi në Vlorë në 21 Janar, ku nënë e bir u gjetën të djegur në banesën e tyre.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034360885620117